Besimtarët katolikë të Shkodrës kremtuan lindjen e Krishtit teksa morën pjesë në meshën e vigjiljes së Krishtlindjes që u mbajt në Katedralen “Shën Shtjefni”. Ajo u udhëhoq nga Imzot Angelo Massafra, e fundit për të në detyrën si Arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër-Pult. “Kjo Krishtlindje është e veçantë sepse shënon nisjen e Vitit të Shenjtë 2025”, u shpreh ai.

“Krishtlindja është festa që na bën të meditojmë për dashurinë e pakushtëzuar të Hyjit për botën dhe me dritën e saj kemi nevojë të ndriçojmë zemrat tona”, vijoi më tej Massafra. Në përfundim të meshës, besimtarët uruan njëri-tjetrin lindjen e Jezusit. Krishtlindja është festa më e rëndësishme e besimit të krishterë.