Në vigjilje të Krishtlindjes, magjia e kësaj feste u zhvendos në sheshin festiv para Bashkisë Shkodër, falë performancës së mrekullueshme të Korit të Katedrales nën drejtimin e maestros Zef Çoba. Në fjalën e tij, dirigjenti shkodran theksoi rëndësinë e harmonisë ndërfetare që karakterizon Shkodrën.

Mbrëmja vazhdoi me interpretimet e artistëve të njohur Justina Aliaj, Rosela Gjylbegu, Rovena Dilo dhe Arben Mjetaj, të cilët krijuan një atmosferë festive dhe u ndoqën nga dhjetra qytetarë. Ky aktivitet, pjesë e “Shkodra n’Fest”, jo vetëm që solli Krishtlindjen më pranë qytetarëve, por dëshmoi edhe një herë traditën e bashkejetesës fetare.