Frymëzuar nga kryevepra e Roald Dahl, shfaqja teatrale muzikore “Matilda” në Teatrin “Migjeni” erdhi enkas për publikun e vogël. Në këtë shfaqje pjesëmarrës ishin aktorët e Teatrit “Migjeni” dhe fëmijët e QKF “Kujtim Alija”. Ajo erdhi nën regjinë e Gerti Palalit.
Koreografia e shfaqjes “Matilda” u realizua nga një emër i njohur si Kozeta Bakiu. Rikthimi në Shkodër pas shumë vitesh i sjell emocione pozitive.
“Matilda” ndërthur në harmoni me njëra-tjetrën tre elementë që janë: interpretimi, vallëzimi dhe kënga. Performancat e aktorëve dhe fëmijëve u ndoqën me kërshëri nga të pranishmit në sallën e Teatrit “Migjeni”.
