“Shkodra Elektronike” fiton edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën e tyre “Zjerm”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025. Performanca e “Shkodra Elektronike” mori vlerësime të shumta si nga juria dhe nga votat e publikut dhe diaspora.

Votës përfundimtare iu bashkua 50% vota e jurisë dhe 50% vota e publikut e diasporës. Me këtë sistem “Shkodra Elektronike” grumbulloi 143 pikë në total.

Çmimin e dytë e rrëmbeu Elvana Gjata me këngën “Karnaval” me 135 pikë.

Çmimi i tretë iu dha këngëtarit Alis me këngën “Mjegull” duke marrë 59 pikë.

Po ashtu grupi “Shkodra Elektronike” u vlerësua edhe me çmimin e kritikës në këtë festival ndërsa këngëtarja Vesa Smolica me çmimin e tekstit më të mirë.

Reagimi i Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci

Një lajm i gëzuar: Shkodra do të jetë në Eurovision në vitin 2025! 😍
Shkodra Elektronike shpallet fituese e Festivalit të 63-të të Rtsh-së që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian.
Bravo këngëtarëve, bravo autorëve të kësaj kënge, bravo Shkodrës! 😍
Faleminderit të gjithëve që e votuat! 🙏 WE DID IT!🏆