Dhjetori ka sjellur atmosferë të bukur në Shkodër teksa fëmijë e të rritur çdo mbrëmje i gjen duke pritur Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në qytezën festive të organizuar nga Bashkia Shkodër.

Festë pa muzikë nuk ka dhe koncertet e këtij muaji kanë mbushur sheshin me mijëra qytetarë të pranishëm. Një prej tyre ishte ai i artistit Alban Skënderaj që i bëri shkodranët të këndonin njëzëri me të.

Padyshim në këtë atmosferë ka vend edhe për fëmijët sepse janë ata që i shijojnë festat më së shumti. Skena ishte e tyrja plotësisht në koncertin e QKF “Kujtim Alija”.

Atmosfera do të vijojë të jetë e ndezur deri në natën e ndërrimit të viteve pasi të tjerë artistë me emër do të performojnë hitet e tyre në sheshin festiv.