Në Hajmel, fshatin që ndodhet 19 km larg Shkodrës dhe që i përket territorit të Bashkisë Vau Dejës, prej vitit 2018 Famullia e zonës inskenon Betlehemin dhe lindjen e Jezusit në prag të Krishtlindjes. Rreth 250 vullnetarë shndërrohen në “aktorë” duke performuar rolin e tij në “skenën teatrale” në qiell të hapur për mijëra vizitorët e pranishëm.

Mesazhi i bashkimit është ai që prevalon mbi gjithçka tjetër në këtë organizim.

Inskenimi i Betlehemit të gjallë në Hajmel do të vijojë edhe në datat 26 dhjetor 2024 dhe 2 janar 2025 nga ora 16:00 – 20:00.