Studentët e Dep. të Historisë pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” morën pjesë në takimin e zhvilluar në Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës me temën “Turizmi i errët në Shkodër: Trashëgimia historike midis kujtesës dhe promovimit”. Kryeqendra e veriut është një nga qytetet e para në vendin tonë që e ka aplikuar zbatimin e këtij lloj turizmi.

Zhvillimi i turizmit të errët në qytet nënkupton pasurimin e mëtejshëm me itinerare të reja për turistët. Kjo do t’i ndihmonte ata të njihnin më mirë një pjesë të së kaluarës së qytetit.

Diskutimi i temave të lidhura me kujtesēn kolektive dhe trashëgiminë historike-kulturore u ndoq me interes nga të pranishmit.