Në natën e tretë të Fest 63, e cila është edhe “Nata e Nostalgjisë”, do të jetë e pranishme në skenën e Festivalit edhe këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku, nëpërmjet një lidhje nga SHBA-ja.

Simaku është një nga personalitetet e muzikës shqiptare, e cila ka gdhendur emrin e saj jo vetëm në muzikën e lehtë dhe atë qytetare shqiptare, por edhe në skenën e Festivalit të Muzikës që organizohet prej 63 vitesh nga Radio dhe Televizioni Shqiptar, duke u kthyer në një nga figurat qëndrore të këtij Festivali.

Parashqevi Simaku ka fituar 2 çmime të para në Festivalet e Muzikës: Në 1985 me këngën “Në moshën e rinisë”, kompozuar nga Vladimir Kotani me tekst të  Arben Dukës, si dhe në vitin 1988 me këngën “E duam lumturinë”, me muzikë të Pirro Çakos dhe tekst të Agim Doçit.

Parashqevi Simaku lindi në vitin 1966 në qytetin e Kavajës dhe më pas u shpërngul në Durrës. Që në moshë të vogël, ajo u spikat nga kompozitorët më të njohur të momentit në a të kohë në Shqipëri.

Parashqevia këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës.

Pas vitit 1991 ajo u larguar drejt SHBA dhe nga ai moment jeton atje, ku ka krijuar edhe jetën e saj. Këngëtarja u martua me një shtetas amerikan. Nga martesa lindi edhe një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Luke.