Krishtlindjet erdhën më herët në Shkodër. Koncerti “Nina-Nana” i organizuar nga Shoqëria Illyricum ishte i pari nga aktivitetet dedikuar kësaj feste. Në realizimin e tij ishin pjesë e rëndësishme kori i fëmijëve që solli atmosferën festive përmes muzikës dhe jo vetëm.

Drejtori artistik Mllugja thotë se aktivitete të tilla janë tregues edhe i potencialit artistik që ka Shkodra.

Shoqëria “Illyricum” po e kthen në traditë organizimin e koncertit “Nina-Nana” pasi ky është edicioni i tretë që zhvillohet.