Njeriu i penës, Jozef Radi i dhuroi në këtë fundvit Bibliotekës Françeskane në Shkodër veprën e plotë prej 14 vëllimesh të babait të tij, Lazër Radi. Ky i fundit përjetoi ferrin e diktaturës përmes një kalvari internimesh. Radi thotë se dhurimi i kolanës është përmbushja e një amaneti. 

Prej 13 vitesh, poeti ka edhe blogun e tij, ku hapësirë të rëndësishme zë Shkodra e identifikuar përmes kulturës dhe historisë.

Krijimtaria e poetit Jozef Radi i ka fillesat në vitet ‘70. Ajo është një krijimtari realiste e mbushur me problemet e jetës së përditshme. Përmes saj autori jep me nota kritike jetën shqiptare të kohës së diktaturës komuniste dhe të kohës së tranzicionit.