Një mbrëmje me kryeveprat e kompozitorëve botërorë u soll për të pranishmit nga “Ansambli i Flautëve” në hollin e Teatrit “Migjeni”. Në përbërje të formacionit janë të rinj të talentuar, të udhëhequr nga Rozana Kuka.

Kuka tregon se interesi i të rinjve për muzikën klasike është zbehur kohët e fundit. Përtej kësaj, ata që i përkushtohen studimit të një instrumenti muzikor kanë disa avantazhe.

Publiku ndonëse jo i shumtë në numër shijoi programin e pasur muzikor të këtij Ansambli që do ta vijojë rrugëtimin edhe në qytete të tjera.