Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore kanë pak ditë që kanë përfunduar por mesazhet e të rinjve shkodrane kanë rikthyer vëmendjen drejt kësaj plage të shoqërisë. “Thyejmë heshtjen”, kështu u titullua aktiviteti ndërgjegjësues i realizuar në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” nga Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë” në bashkëpunim me ZVAP Shkodër. 

“Lufta kundër dhunës nuk duhet të ndalet në asnjë ditë të vitit” ishte mesazhi që u dha në nisje të aktivitetit nga organizatorët.

“Edukimi i brezave të shoqërisë është pjesë e rëndësishme në parandalimin e dhunës”, u shpreh Kadija, drejtuesja e ZVAP Shkodër.

Në aktivitet u përfshinë të rinjtë e 14 shkollave të mesme të Shkodrës. Performancat më të mira artistike u vlerësuan me çmime nga ana e jurisë.