Humori shqiptar nuk mund të kuptohet pa “Parodistët e Vlorës”. Ata janë pjesë e qenësishme e tij. Dy mjeshtrat e këtij zhanri Afrim Agalliu dhe Agron Hamo ishin së fundmi në mjediset e RTSH Shkodra. E gjitha ka të bëjë me ndërtimin e programacionit për ndërrimin e viteve.

Dy aktorët e ndiejnë veten shumë mirë sa herë vijnë në Shkodër por e njëjta vlen të thuhet edhe për spektatorët shkodranë që i mirëpresin përherë ata.

Ndërrimi i viteve do të shoqërohet me një programacion të larmishëm në RTSH Shkodra ku një vend të rëndësishëm do të zërë humori.