Akademia e Lidershipit Rinor organizoi një bisedë me temën “Arti, mjet i rëndësishëm komunikimi” ku i ftuar ishte kompozitori i shquar Zef Çoba. Kur mesazhet e rëndësishme shoqërore vijnë përmes mjeteve artistike, ato marrin fuqi dhe kanë një ndikim të jashtëzakonshëm, shprehet mjeshtri i muzikës.

Arti dhe në mënyrë të veçantë muzika i shton vlerat një shoqërie duke i pasuruar më tej ato. 

Mjeshtri Zef Çoba përgjatë karrierës së tij ka studiuar trashëgiminë e pasur folklorike të trevave ku ka punuar. Ai ka kompozuar vepra e pjesë të ndryshme vokale e instrumentale, muzikën e 16 filmave artistikë duke u vlerësuar edhe me Medalje. Çoba është autor i disa prej këngëve më të njohura të muzikës shqiptare, në mesin e të cilave “Xhamadani vija vija”.