Seminaret në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Humorit u mbyllën me takimin e së dielës. Në hollin e teatrit “Migjeni” ishte i ftuar shkrimtari i humorit Filip Çakulli. Ai përgëzoi drejtuesit për iniciativën e këtij organizimi që ndihmon në zhvillimin e humorit në vend.

Në të njëjtën linjë mendimi është edhe gazetari Mitro Çela që e konsideron festivalin si rikthim në traditë.

Aktiviteti i kësaj dite u pasurua me numra humori të fëmijëve të vegjël shkodranë, pjesëmarrës në edicionin e fundit të konkursit “Fjala artistike”.