Festivali Mbarëkombëtar i Humorit ka vijuar me natën e katërt të tij. Mbrëmja pati për protagonistë disa nga mjeshtrat e humorit si: Agron Llakaj, Xhevahir Zeneli, Behar Mera, aktori nga Tetova Hasim Memishaj dhe grupi “Parodistët e Vlorës”.
Aktorët shkodranë shkaktuan edhe një herë tjetër të qeshura në sallë me skeçet e përgatitura. Netët e humorit në teatrin “Migjeni” do të përmbyllen të dielën e 15 dhjetorit.
