Veç spektaklit, ditët e humorit në Shkodër po shoqërohen me organizimin e seminareve ku në fokus të tyre është biseda rreth problematikave që shoqëron këtë zhanër në vendin tonë. Për të folur rreth tij, ishte i ftuar studiuesi dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër, Zija Vukaj.
“Kjo është një periudhë “shterpë” sa i përket shkrimtarëve të humorit”, thotë ai. “Kjo mungesë sidoqoftë nuk e ka ndalur zhvillimin e humorit përgjatë këtyre viteve”, shprehet më tej studiuesi Vukaj. Ai ndihet optimist sa i përket të ardhmes së humorit shkodran.
Prej 11 dhjetorit, festivali i humorit po shoqëron netët e shkodranëve përmes interpretimeve të aktorëve të spikatur të këtij zhanri.
