Fushata e ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore u  mbyll me promovimin e librit “Asaj” nga Qendra e Gruas “Hapa të lehtë” në Bibliotekën “Marin Barleti”. Në përmbajtje të tij ka 21 histori të grave të dhunuara, sa rrënqethëse aq edhe frymëzuese. 

Rrëfimi është vetëm hapi i parë pasi viktimat e dhunës përballen me një “kalvar” sfidash që i ndjekin në rrugëtimin e tyre.

Dhuna me bazë gjinore ka njohur rritje vitet e fundit në vendin tonë. Përgjatë vitit 2024, numri i grave që iu drejtuan institucioneve përgjegjëse për marrjen e urdhërit të mbrojtjes ishte 2693. Po ashtu 6 gra humbën jetën si rezultat i dhunës së ushtruar ndaj tyre.