Departamenti i Romanistikës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” organizoi në Muzeun Historik aktivitetin “Dita e doktorantit: Promovimi i territorit, garanci për një turizëm të qëndrueshëm”. 

Takimi kishte si qëllim stimulimin e diskutimeve dhe debateve bazuar në hulumtimet e studentëve mbi vlerat lokale të lëna jashtë vëmendjes dhe analizat e tyre të thelluara studimore.

Ky projekt pritet të ketë ndikimin e vet pozitiv në Shkodër dhe rajonin e veriut, shprehet koordinatorja Hafizi.

Ky ishte takimi i parë nga dy të tilla i projektit dedikuar studentëve të programit të ciklit të tretë “Doktoraturë në Ekonomi dhe Turizëm të Qëndrueshëm”.