Të rinjtë shkodranë i janë bashkuar aktiviteteve të organizuara nga Qendra Rinore “Atelie”, në kuader të 8 dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë. Kanë qenë të rinjtë e kësaj qendre por edhe të shkollave të qytetit të Shkodrës të cilët janë bërë pjesë e panairit të mbajtur pranë sheshit festiv dhe Shtëpizës së Rinisë që është vendosur në “Shkodra n’festë”.
Aktiviteti ishte konceptuar në formën e një panairi por edhe ekspozite ku të rinjtë kanë shprehur në pikturë se si e mendojnë qytetin e tyre ndërkohë që në një kënd të veçantë, ata kanë pasur mundësi të shkruajnë edhe dëshirat e tyre për vitin 2025 në lidhje me qytetin.
