Projekti Arkeologjik i Shkodrës (PASH), një bashkëpunim mes Universitetit të Michigan-it dhe Universitetit të Tiranës, ka fituar çmimin prestigjioz “Anna Marguerite McCann Award for Fieldwork Reports 2025” nga Instituti Arkeologjik i Amerikës (AIA). Projekti, i drejtuar nga Michael L. Galatey dhe Lorenc Bejko, përqendrohet në studimin e ndryshimeve të vendbanimeve dhe sjelljeve sociale nga parahistoria deri në ditët e sotme.
Rezultatet përfshijnë studime mbi tre vendbanime, tre tuma, artefaktet/objektet prej qeramike dhe guri, si dhe analiza te izotopeve faunale e petrografike. Këto gjetje janë thelbësore për avancimin e kërkimeve arkeologjike.







