Një memorial koncert në përkujtim të violinistit Rrok Jakaj, i ndarë nga jeta 20 vite më parë u zhvillua në sallën “Mikel Koliqi” të Famullisë “Zoja e Shkodrës”. Në këtë mbrëmje të organizuar nga Shoqata Kulturore me emrin e artistit Jakaj, muzika dhe violina ishin “kryefjalë” e saj. Në të u luajtën pjesë instrumentale nga miqtë e Rrok Jakaj, artistë të Shkodrës.

Ata e kujtojnë violinistin Jakaj si njeriun e veçantë, me shumë energji dhe pasion ndaj muzikës. Shoqata Kulturore “Rrok Jakaj” prej 15 edicionesh organizon “Shkodra Jazz Festival” si një vazhdimësi e ëndrrës së violinistit shkodran që i dedikoi jetën muzikës.