Një njeri mund ta gjejë frymëzimin e vet kudo dhe arti është një nga format shprehëse të tij. Piktorja shkodrane Nirvana Baja u prezantua me një kolazh në edicionin e 18-të të ekspozitës “Salloni i Vjeshtës”. Vepra e saj u ndikua nga ngjarjet në Kosovë.

Denisi, artisti nga Prishtina e gjeti frymëzimin tek vjeshta përmes grafikës. Ajo e Shkodrës i duket edhe më e bukur për sytë e tij.

Një pjesë e pikturave të ekspozitës mund të përshtaten edhe jashtë galerisë, duke zbukuruar fasadat e qytetit përmes artit të muraleve por ajo duhet të jetë në harmoni me qytetin dhe mjedisin ku vendoset. Në Shkodër a Kosovë, në qytet a galeri, piktura kalon përtej dimensionit gjeografik të ndikimit të saj.