Çdo shqiptar i ka të shenjta simbolet kombëtare. I tillë është edhe flamuri kuqezi për Irfan Domnorin.

Ka ngjitur sa e sa maja të larta malesh me veshjen kombëtare. Për shkak të simboleve kombëtare, Irfani ka kaluar edhe peripeci. 

Irfan Domnori ka lindur më 14 shkurt 1955. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në sportin e volejbollit për 16 vite duke u aktivizuar me ekipin e Vllaznisë dhe atë kombëtar.