Nëntori është muaji i festave kombëtare. Kjo periudhë e vitit shoqërohet me organizime veprimtarish të lidhura me ndjenjën e atdhedashurisë. Panairi i artizanatit dhe zejeve nuk mungon këto ditë në zonën muzeale të Shkodrës. Veshjet dhe suvenirët me simbole kombëtare janë ato që preferohen më shumë.
Xhubleta, veshja tipike e zonave të veriut mbetet më e dëshiruara. Fatmirësisht veshjet popullore me motive kombëtare janë të pëlqyera në çdo stinë të vitit dhe jo vetëm në nëntor.
