Rreth 80 artistë pjesëmarrës i dhanë jetë edicionit të 18-të të ekspozitës kombëtare “Salloni i Vjeshtës”. Ngjarja artistike, e zhvilluar në GASH, erdhi e kuruar nga piktori Mikel Temo. Tema e këtij viti ishte “Vjeshta e dashurisë dhe kreativitetit”.
Juria e përbërë nga Eshref Qahili, Merita Spahija dhe Ferid Kola vlerësuan me çmimin e parë punimin e artistes Lindita Marku, çmimi i dytë shkoi për Ikbal Kalanë dhe i treti për Umberto Palin.
Artistët nga qytete të ndryshme ishin pjesëmarrës në disa mediume si: pikturë, fotografi, vizatim, skulpturë, instalacion dhe gjini të lidhura me to. Vizitorët u njohën nga afër me veprat artistike të të gjithë pjesëmarrësve në “Salloni i Vjeshtës”.
