Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”. Pas një pune 20-vjeçare, kjo vepër vjen si një kontribut shkencor dhe artistik për lidhjen ndërmjet psikoanalizës tradicionale dhe psikoanalizës së muzikës.
Falë kontributit shumëvjeçar në degën e psikologjisë në fakultetin e shkencave të edukimit të UNISHK në lëndën e terapisë muzikore dhe performancës, Gjyrezi e ka ndarë këtë përvojë me lexuesit.
Muzikologu Gjyrezi ndau për të pranishmit një pjesë të studimit të tij në këtë fushë. Tingujt e violinës nga mjeshtri Anton Kaftalli shoqëruan këtë takim me karakter studimor.
