Figura historike që revokojnë periudhën e pavarësisë dhe Çlirimit u ekspozuan në mjediset e Muzeut Historik të Shkodrës në kuadër të festave kombëtare. Ato janë vepra artistike të piktorëve të njohur si: Ismail Lulani, Ali Miruku, Angjelin Dodmasej etj.
Përgjegjësi i Muzeut, Parmeza shprehet se ekspozita synon të përcjellë frymën e atdhedashurisë përmes ngjarjeve historike të kombit. Ekspozita “Dy kohë në një” do të jetë e hapur deri më 30 nëntor.
