Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin 2024 në Kinema “Republika”. 28 Konkurentë të vegjël interpretuan në finale pjesë të zgjedhura poetike dhe grimca humoristike.

Juria vlerësoi me çmimin e parë të këtij viti Hea Lohja ndërsa me vendin e parë në kategorinë e Arsimit Fillor, Diora Hataj. Në kategorinë e humorit me çmimin e parë u vlerësua grupi i shkollës “Zemra e Krishtit”.

Elementët e spektaklit ishin të pranishme në këtë mbrëmje përmes korit të fëmijëve, interpretuesve të rinj dhe valleve tradicionale.

Rreth 280 fëmijë nga 43 shkolla të Bashkisë Shkodër u angazhuan në këtë edicion të konkursit “Fjala artistike” në tre fazat e zhvillimit të tij.

Fitues të këtij edicioni u shpallën:

Kategoria AF (Arsim Fillor) – Klasa 1-5

🏅Çmimi i Parë: Diora Hotaj – Klasa 2, Shkolla 9-vjeçare “Xheladin Fishta”.

🏅Çmimi i Dytë: Xhoslin Gjergji – Klasa 1, Shkolla 9-vjeçare “Agim Tafili”, Berdicë

🏅Çmimi i Tretë: Sonila Voci – Klasa 5, Shkolla 9-vjeçare ”Tringë Smajli”, Grudë e Re

🎖️Çmimi inkurajues:
Xhoi Katerina Shkrela – Klasa 2;Shkolla 9-vjeçare ”Branko Kadia”.

Kategoria AMU (Arsim i Mesëm i Ulët) – Klasa 6-9

🏅Çmimi i Parë: Hea Lohja – Klasa 8, Shkolla “Peter Mahringer”.

🏅Çmimi i Dytë: Eden Bushati – Klasa 9, Shkolla 9-vjeçare “Ndre Mjeda”.

🏅Çmimi i Tretë: Pavla Plepi – Klasa 7, Shkolla 9-vjeçare
”Branko Kadia”.

🎖️Çmimi inkurajues:Blerta Pusi,Klasa 6;Shkolla 9-vjeçare”Tringë Smajli”,Grudë e Re.

Kategoria Humor
🎖️Çmimi i Humorit:
Xhoel Geci, Nikoel Gavoçi, Amelja Lekaj, Klaus Keka, Indris Rrjolli – Klasa 5, Shkolla 9-vjeçare jopublike “Zemra e Krishtit”

🎖️Çmimi Inkurajues:
Klaudia Toma, Eriselda Molla, Deniljo Mrapshtia, Emili Muhja – Klasa 5, Shkolla 9-vjeçare ”Tringë Smajli”, Grudë e Re.