Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe e trashëguar në Alpet e Shqipërisë. Nëntori i këtij viti shënon dy vite nga pranimi i artit të dijebërjes së saj në UNESCO. Digjitalizimi i këtij procesi shikohet si një domosdoshmëri për ta ruajtur dhe promovuar akoma më shumë këtë trashëgimi kulturore jomateriale.
“Mbrojtja e xhubletës kërkon patjetër edhe ndërhyrjen e institucioneve shtetërore pasi nuk mjafton vetëm angazhimi nga grupet e shoqërisë civile”, shprehet Shkurtaj. Procesi i digjitalizimit do i vinte në ndihmë një projekti akoma më madhor siç është ai i ngritjes së një muzeu dedikuar xhubletës.
Me xhubletën është i lidhur një prej ritualeve më të njohur tradicionalë të viseve veriore shqiptare, festa e Logut të Bjeshkëve që mbahet çdo vit në Qafën e Predelecit në Malësinë e Madhe.
