Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati, Artan Draçini, Andi Hila etj. prezantuan punimet e tyre në pikturë, grafikë, fotografi dhe skulpturë në Galerinë “Oda”. Ekspozita e titulluar “Gjethet që harroi vjeshta” e gjen frymëzimin në vargjet e Frederik Rreshpjes dhe vjen si një ndërthurje e arteve pamore.
Drejtuesja e Galerisë, Rozafa Shpuza apelon për më shumë përkrahje ndaj nismave artistike.
Mjeshtri i skulpturës, Ferid Kola thotë se kjo ekspozitë dëshmon kreativitetin e artistëve përmes krijimtarisë së tyre. Kjo qasje duhet të gjejë reflektimin e vet edhe në qytet.











Ekspozita “Gjethet që harroi vjeshta” erdhi si iniciativë e Galerisë “Oda” në bashkëpunim me organizatën “Lidhja Shqiptare Europiane”. Ajo do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në ditët e para të muajit dhjetor.
