Paulin Selimi ishte një prej shkrimtarëve më të spikatur të humorit shqiptar. Ai ishte përfaqësuesi i denjë i traditës shkodrane të humorit në fushën e letërsisë së kultivuar, e shprehur kjo në disa zhanre të krijimtarisë letrare humoristike. 

Paulin Selimi ishte autor i disa vëllimeve me tregime humoristike, një pjesë e tyre të përkthyera edhe në gjuhë të huaja. Dy nga mjeshtrat e plejadës së rëndësishme të humorit shqiptar: Drande Xhaj dhe Besnik Çinari kanë qenë përherë ndër personazhet qëndrorë të skeçeve të tij.

Dy mjeshtrat e humorit shkodran dhe atij shqiptar evidentojnë edhe faktin se në Shkodër ndihet jo pak mungesa e një shkrimtari humori si Paulini.

“Kunati i shokut Xhemal”, “Kola i dritave”, “Kushrini nga Amerika”, janë të stampuara prej kohësh në kujtesën e shqiptarëve. Në vitin 2002 Paulin Selimi u nderua me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë, për krijimtarinë e tij letrare si dhe me Medaljen “Mirënjohja e Qytetit” nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës.