Nga një fëmijë plot pasion për muzikën, që nisi rrugëtimin e tij në festivale si “Bilbilat e Vegjël të Shkodrës” dhe “Junior Fest”, duke fituar çmime të shumta, deri te përfaqësimi i Shqipërisë në skena ndërkombëtare në Gjermani, Francë dhe SHBA në “Festivalin Internacional të Gjuhës dhe Kulturës”.

Fitues i çmimit “Interpretuesi më i Mirë” në Festivalin “Lulebore” dhe anëtar i grupit të këngës qytetare “Karaifilat që ka Shkodra”, Arseldi është një zë i fuqishëm i muzikës dhe kulturës shkodrane, duke marrë pjesë në koncerte të rëndësishme si “Ahengu Shkodran”, “Pranverë me Këngë” dhe festivale folklorike.

Përveç muzikës, ai ka kontribuar me përkushtim në aktivitete vullnetare si “ZaFest”, Kryqi i Kuq, dhe organizata të tjera në Shkodër. Pasioni i tij për mësimdhënie dhe shkencë e ka çuar të ndjekë një internship për matematikë dhe fizikë, si dhe të përfaqësojë Shkodrën në olimpiada kombëtare.

Dekoruar si një nga tre ekselentët e qytetit për performancën e tij jashtëshkollore dhe akademike, Arseldi vazhdon të frymëzojë, duke ndjekur studimet në Politeknikun e Torinos, Itali.

Arseldi është dëshmia se pasioni dhe puna e palodhur të çojnë gjithmonë përpara!