Fotografi i njohur, Fahredin Spahija së fundi ka botuar librin e tij “Shpirti Dervish”, që fillimisht ishte hapur si ekspozitë personale e tij. Gjithsej 50 fotografi kanë përmbledhur punën 20-vjeçare të fotografit Spahija përgjatë ritualeve të dervishëve në Kosovë dhe Shqipëri, e që shpalosen nëpërmjet portreteve.

Libri “Shpirti Dervish” nisë me parathënien e poetit të mirënjohur, Fahredin Shehu dhe me botues Alphabet JH. Libri përmbanë, përveç parathënies, 50 fotografi nga cikli “Shpirti Dervish” me një shtyp tejet cilësor si dhe të dhënat biografike të autorit.

Libri do të promovohet më 18 nëntor, në Bibliotekën Publike “Marin Barleti”, në Shkodër ku njëkohësisht do vazhdoj ekspozimi i ekspozitës fotografike me të njëjtin titull.