“Epistular Jup Kastrati – At Justin Rrota”, titullohet libri i promovuar së fundmi në Bibliotekën “Marin Barleti”. Vepra e botuar nga Fondacioni “Jup Kastrati” shënon fillimin e botimeve të OPERA OMNIA-s nga arkivi i studiuesit dhe akademikut të shquar në 100- vjetorin e lindjes. 

Në këto letërkëmbime bie në sy forma e mirësjesjelljes dhe respektit që At Justin Rrota dhe Jup Kastrati kishin ndaj njëri-tjetrit. Diferenca prej 35 vitesh mes tyre, nuk i pengonte ata të konsultoheshin për çështje themelore të lidhura me gjuhësinë.

Veç Dianës, në panel ishte edhe vajza tjetër e profesor Jup Kastratit, Fatmira si edhe Shefi i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Bashkim Gjergji. Ata u ndalën në procesin e kompjuterizimit të materialeve origjinale si një nga më sfidueset e librit. Në përfundim të takimit, Bibliotekës iu dhuruan tre kopje të librit e po ashtu edhe Universitetit “Luigj Gurakuqi” si dy prej institucioneve që prof. Jup Kastrati kaloi një pjesë të mirë të jetës së tij.