E shtuna shënoi ditën e dytë dhe njëkohësisht të fundit të konferencës së organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti” për historinë e qytetit. Fokusi i saj u përqendrua në periudhën e errët të regjimit dhe në narrativën e autorëve të shquar të letërsisë me origjinë nga Shkodra. Përmes artit mësojmë edhe për të shkuarën dhe historinë e Shkodrës. 

Për dy ditë me radhë, konferenca “Narracioni dhe vizualja në ndërtimin e kujtesës në qytet” solli këndvështrime të një periudhe që në dukje ngjan e largët rreth historisë por edhe zhvillimit të një qyteti si Shkodra.