Thuhet se vjeshta është stina e preferuar e piktorëve ndaj një koloni e tyre në Shkodër, zgjodhën të hedhin në telajo, detaje të saj. Rruga e “Gjuhadolit” në zonën muzeale të qytetit ishte një nga pikat ku ndaluan artistët.

Iniciativa të tilla janë të rëndësishme për promovimin e mëtejshëm të qytetit, sipas gazetarit të mirënjohur dhe organizatorit Tom Therçaj.

Piktorë nga e gjithë hapësira shqiptare për katër ditë me radhë po realizojnë mbase peizazhet e tyre më të veçanta në qytetin ku lindi piktura, Shkodrën e Idromenos.