Mësuese në profesion, por pasioni për artin e të shkruarit ka qenë përherë një shtysë e fortë në rrugëtimin e saj.
Me origjinë nga Malësia e Madhe, Drita Dekaj, promovoi sot në Hotel “Rozafa” katër libra me poezi që kanë në përmbajtje tematika nga jeta e përditshme si dhe vështirësitë që shpesh sjell ajo. Optimizmi dhe besimi për të triumfuar janë aspekte që dominojnë sidoqoftë në krijimtarinë e poetes së re.
“Ëndrra ime u bëre ti”, “Një buqetë me lule”, “Në qetësi të shpirtit” dhe “Kthehu shpresë” ishin librat që autorja Drita Dekaj promovoi së fundmi në Shkodër.
Ajo premton vazhdimësinë në pasionin e saj edhe sa i përket të ardhmes.
