Zonës pedonale në qendër të qytetit, në rrugën “Gjuhadol” dhe “Kolë Idromeno” po i kushtohet një vëmendje e veçantë nga Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike të Bashkisë Shkodër për mbajtjen pastër të tyre. Përtej angazhimit të saj, Bashkia Shkodër ka kërkuar  gjithashtu edhe bashkëpunimin me banorët dhe bizneset për t’i hedhur mbetjet në fashat orare të përcaktuara.

Nga ana tjetër, brenda pak javësh, Bashkia Shkodër do të vërë në funksion edhe një plan të ri për mbetjet nga bimësia.

Zona pedonale ku gjenden dy prej rrugëve historike ka një frekuentim të lartë nga turistët dhe banorët në Shkodër dhe në këtë linjë kërkohet një koordinim mes banorëve, biznesit dhe operatorit të pastrimit për të ofruar një pamje sa më dinjitoze dhe të pastër të qytetit.