Poezia dhe arti i fjalës erdhën si fokusi kryesor i aktivitetit të emërtuar “Çardaku poetik”, një bashkëpunim mes Qendrës Rinore “Atelie” dhe COD (Qendra për Hapje dhe Dialog. Në panelin e përbërë nga Zija Vukaj, Elinda Dibra, Orjeta Dushi, Merita Berdica dhe Suad Arilla, biseda solli në vëmendje qytetarinë shkodrane, identitetin e Shkodrës dhe jehonën rinore në vargjet dhe paragrafët e shkruar në gegërisht.

Iniciativa e të rinjve për të shkruar meriton vëmendje. Ajo duhet stimuluar edhe më shumë sipas shkrimtarit të ri, Suad Arilla. Takimi i zhvilluar në oborrin e Muzeut Historik të Shkodrës dhe biseda rreth artit të fjalës u ndoq me interes nga të rinjtë e pranishëm.