Krejtësisht ndryshe ka qenë takimi i radhës “Personazh në Fokus”, në një atmosferë të ngrohtë e miqësore kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, mirëpriti aktorët e shfaqjes teatrale “Vizita”.
Mbështetur në kryeveprën e H.G. Wells “Vizita e mrekullueshme”, regjisori italian Davide Iodice, e solli për herë të parë në skenë me trupën e Teatrit “Migjeni”, të përbërë nga një kast i mrekullueshëm artistësh si: Rita Gjeka Kacarosi, Pjerin Vlashi, Jozef Shiroka, Fritz Selmani,Julinda Emiri, Nikolin Ferketa, Aleksander Prenga, Vladimir Doda, Merita Smaja, Raimonda Marku.

Kjo është shfaqja e parë nga Shqipëria që mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove MESS, Sarajevë, duke u vlerësuar me një nga çmimet më të rëndësishëm, moment historik për Teatrin Migjeni dhe qytetin e Shkodrës.
