Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” u shndërrua në arenën e fëmijëve të cilët e pushtuan atë në shfaqjen e cirkut “Fantastic Show”. Iluzionistët nga Dibra e Madhe argëtuan publikun me numrat e performuar prej tyre.
Drejtuesi i trupës “Magic Show” Bekim Mame thekson se shfaqje të tilla kanë ndikimin e tyre pozitiv veçanërisht tek fëmijët. Pas Shkodrës, rrugëtimi i iluzionistëve nga Dibra e Madhe do të vijojë edhe në qytete të tjera të vendit.
