Java e re nisi me dhurimin e 7 motorëve elektrikë Scooter nga “The Door Albania” për PAK. Ky akt u zhvillua në mjediset e reja të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Qarku Shkodër.
Këto mjete të dhuruara janë një ndihmesë e madhe për personat e kësaj shtrese pasi lehtësojnë lëvizjen e tyre në rrugë. Jakoja shprehet se nga shtatori PAK kanë përfituar nga një rritje e re e mbështetjes financiare.
Në ditët në vazhdim fushata e dhurimit të motorëve elektrikë do të zhvendoset në Bashkinë e Malësisë së Madhe e më vonë në bashki të tjera të qarkut Shkodër.
