Prej disa vitesh flitet për një krizë të studentëve me mesatare të lartë që zgjedhin të studiojnë në ciklin e dytë të studimeve në universitetet e vendit. Kryesisht ky fenomen vërehet në masterat shkencorë të degëve shoqërore dhe humane.

Në të njëjtën vazhdë janë edhe prurjet e këtij viti në auditoret e universiteteve ku mesatarja e notave është më e ulët se teta. Sipas Dibrës ka ardhur momenti të rishikohet reforma e implementuar në vitin 2005 për studimet në universitetet e vendit.

Prurjet jocilësore në Masterat Shkencorë lindin domosdoshmërinë e hartimit të një strategjie të re që kërkon t’i jepet prioritet më i madh formimit shkencor dhe rritjes së cilësisë.