Poezi nga Ana Bushgjokaj
Tokë e thame
Kund s’ka ujë
Pemë e rame
Fryt i hu’j
A e ke pa kyt vend?
Toka s’asht e gjallë
A e ke marr me mend?
Nji kopsht nuk lul’zon pa Zot.
Lule nëpër fushë,
Rrezet bi’n mbi mu,
Mollët n’ tokë
Trungu rrin i fort’
A e ke pa kyt vend?
Toka asht e gjallë
A e ke marr me mend?
Ky kopsht po lul’zon me Zot.
Nuk kam gja me t’dhan’
S’jam e denj’ me ardhë
Mbolle rrajt’ e mia
Drejtove kamt’ e mia.
