Poezi nga Arjola Zadrima
Sa ka nisë me agu,
prej andrrës ti zgjohesh me mu,
e vetmueme asht qënia që jam,
prej se ti ke shku.
Krejt sa kam kisha me i falë,
veç sa pak me mujtë me të dëgju,
dhe një herë me të shtrëngu,
sa mallin n’shpirt me e shu.
Ah me mujtë edhe nji herë me të pa,
se në zemër më flenë ata sy,
me mujtë do puthje në erë me i çu,
kur më djeg në krahnur malli për ty..
Me mujtë Zot unë isha ba,
e me ardhë kudo ku je ti,
sa nji grimë erë me të marrë,
përgjithnji.
