Procesi i globalizimit ka diktuar nevojën e një gjuhe shqipe që qëndron solide dhe dinjitoze përkrah gjuhëve të tjera të globit. Sfida nuk është e lehtë pasi kërkon që ajo të jetë e përpunuar me qëllim kryerjen e funksionit të saj sa më mirë në të gjitha fushat e jetës. Projekti për hartimin e një fjalori të madh të gjuhës shqipe me rreth 120 mijë njësi është drejt përfundimit.
Sipas akademikut Memisha është me rëndësi aplikimi i politikave të kujdesshme në lidhje me unifikimin e gjuhës shqipe për vetë specifikën që ka kombi shqiptar ku një pjesë e madhe jeton i shpërndarë në shtete të ndryshme të botës.
2024 është shpallur si “Viti i Gjuhës Shqipe” nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Ky vendim tregon rëndësinë që arsimi dhe gjuha shqipe kanë në zhvillimin e identitetit kombëtar.
