Bajram Yzeiraj, ish- drejtues i lartë i Policisë së Shtetit si dhe ish- zëvendësministër i brendshëm zgjodhi Shkodrën për të promovuar librin me rrëfime “Një jetë me Policinë e Shtetit”. Nga Biblioteka “Marin Barleti”, Yzeiraj ndan detaje prej librit që ka në fokus ngjarjet më të rëndësishme që ka kaluar Policia e Shtetit brenda një harku kohor të caktuar.
Siguria dhe besimi i qytetarëve tek punonjësit e policisë janë aspekte që meritojnë rëndësinë e duhur, shprehet Yzeiraj.
Bajram Yzeiraj me origjinë nga Përmeti ka punuar për disa vite mësues ndërkohë është diplomuar në shkollën e lartë të Policisë. Mban titullin Profesor i Asociuar dhe Doktor në shkencat e sigurisë. Në vlerësim të integritetit dhe nivelit profesional, në periudha të vështira për shtetin shqiptar, atij i janë besuar detyra të rëndësishme, të cilat i ka përmbushur me sukses.
