Holli i Bibliotekës “Marin Barleti” u kthye në skenën e improvizuar të teatrit poetik nën titullin “Kumbime…” me poezi të Ernest Koliqit. Pjesë e tij, me interpretimet mjeshtërore ishin aktorët e teatrit “Migjeni” Rajmonda Marku dhe Astrit Fani.

Marko Prendi dhe më e reja Nergis Nikprelaj plotësuan kastin e këtij teatri poetik me krijimtarinë e Koliqit. 

Aktiviteti i zhvilluar në Bibliotekën “Marin Barleti” përmbylli edhe muajin e letërsisë dhe arteve.