Ballkani nuk është vetëm një gadishull i politikës së nxehtë por edhe i kulturës dhe tingujve të pianos. Këto të fundit u prezantuan si pjesë e një projekti artistik në Bibliotekën “Marin Barleti” gjatë promovimit të CD Albumit “The Balkan Piano” të pianistit Amir Xhakoviq.

Për vlerat e artistit dhe punën e bërë nga ai, flasin edhe mjeshtrat Zhani Ciko dhe Zef Çoba. Kjo ishte një javë e ngjeshur për Bibliotekën publike të Shkodrës. Aktivitetet pritet të jenë të shumta edhe përgjatë pjesës së mbetur të vitit.